10 ragioni per una campagna online/ 10 arsye per nje fushate online

avatar
(Edited)

rrugeve.jpg

Rrjetet sociale që politikanët në fillim i përdorën sepse u kishte ardhur koha, sot kthehen në mjete të mirëfillta për fushata elektorale. Disa ministri i përdorin për të dhënë lajme, të tjera si ajo e integrimit i përfshijnë me tepër fansat, të cilëve u kërkojnë dhe opinione hera herës. Natyrisht është dhe Berisha me stilin e tij amerikan, apo socialistët nëpërmjet të cilit propagandojnë, akuzojnë ose u përgjigjen akuzave. Vijmë tek Rama, ndër të parët që solli në Shqipëri këtë formë komunikimi në politikë dhe që sot akuzon se demokratët po e kopjojnë dhe pse kanë dy stile krejt të ndryshme. Ajo që më bën përshtypje janë pikëpamjet e reja që interneti, mediat sociale, i kanë dhënë realitetit, pra hapja e njerëzve ndaj tij. Unë kam dalë në konkluzion se partitë politike, duhet të përdorin në 80% të fushatës internetin dhe nuk janë dëshira të miat por vëzhgimet e një pune drejt një mediaje që po merr përherë e më shumë përmasa të pafundme.

Interneti ka moshën e shqiptarëve/ Mosha e internetit është e re. Përdoruesit e tij janë mesatarisht të moshës 30 vjeç dhe është po kaq mosha mesatare në Shqipëri. Qytetarët po i drejtohen atij, qoftë për shkak të lidhjeve që mbajnë jashtë me fëmijet e tyre dhe po kalojnë përherë e më shumë kohë brenda rrjeteve sociale. Kjo është lehtësisht e verifikueshme, sepse dhe numri i fansave të faqeve nëpër rrjetet sociale që përdorin politikanët vazhdon të rritet dhe kjo rritje vjen për shkak se shqiptarët e përdorin internetit gjithnjë e më shumë. Fushata elektorale në tërren, për pjesën tjetër të popullsisë moshën e thyer, është mëse e mjaftueshme.

Shpejtësia e mesazhit/ Nëse do të llogarisim kohën ku i njëjti mesazh shpërndahet në radio, televizion dhe internet, (po i lë gazetat print për shkak të analizave) do të zbulojmë lehtësisht që nuk ekziston një vënd tjetër më i shpejtë për të shpërndarë informacionin më shumë, sesa online. Në këtë rast fushatën.

Koha në terren dhe online/ Sa kohë do të shpenzonin politikanët për fushatën e vet elektorale në terren ? Shumë. Po online ? Më pak. Proporcioni me kohën e shpenzuar online dhe numrin e personave që arrin gjatë kësaj kohe është ku e ku më ndryshe me internetin. Politikanët do të kursesnin shumë kohë dhe fushata do të jetë me produktive duke përdorur internetin.

Kostoja, asnjëherë për t'u nënvlerësuar/ Cila është kostoja që ofron interneti për përmirësimin, zhvillimin, apo rrezultatin përfundimtar të një fushate politike ? Zero, për rrjetet sociale. Sa para paguan kreu i opozitës apo i mazhorancës për komunikimin ? Zero, përsëri.

Paanshmëria/ Sa janë të pavarura, mediat shqiptare ? Flas në përgjithësi. Diku pak, ose diku tjetër aspak. Fushata elektorale në një media, mund të keqinterpretohet në një tjetër, apo me keq akoma. Çfarë do të thotë kjo për elektoratin ? E para shikuesit e të njëjtit krah do të marrin një propagandë të kundërt me ato të krahut tjetër dhe nuk do të kenë asnjëherë mundësinë të kuptojnë realisht të vërtetën. As njëri krah politik nuk do të takohet dot në një terren asnjëanës, ku e drejtat e fjalës nuk i mohohet askujt. Ky terren është interneti, vendi ku secili paraqet platformat dhe ku lexuesit arsyetojnë me kokën e vet.

Elektorat aktiv/ Lexuesit online, ndryshe nga ato të televizionit janë aktiv. Pse ? Sepse televizioni jep informacion pasiv dhe në gjithë këtë pasivitet askush nuk aktivizohet, thjesht "gëlltit" dhe në pjesën më të madhe të rasteve merr si të vërtëtë diçka që nuk është aspak e tillë. Lexuesit online janë aktiv me komente, ku secili mund të ndërhyjë për të thënë të tijën. Kjo ndihmon dhe në krijimin e një debati konstruktiv dhe i jep hapësirë të dyve të kuptojnë se çfarë mendon dhe çfarë thotë tjetri, politikanit t'i bindë elektoratin dhe elektorati të bindet ose jo, në këtë rast të ndërhyje.

Territori/ Hapësira terrioriale që mund të arrijë fushata online, nuk ka kufinj, është universale dhe asnjë media tjetër nuk e arrin dot, 24 orë në 24.

Fushatë non stop pa bezdisur askënd/ Asnjë media tjetër nuk mund të ofrojë një fushatë non stop 24 orë në 24 ashtu siç ofron fushata në internet, ku secili e zgjedh kohën se kur kërkon t'a ndjekë dhe kur jo. Në gjithë ketë mori shpejtësie më të cilën jemi të detyruar të bashkëjetojmë, zgjedhja e momentit se kur duam/mundemi të informohemi kthehet në prioritare për ne.

Barazia/ Interneti është vendi ku qytetari e shikon politikanin në një lartësi me të dhe kthehet në vendin ku të dy bashkë takohen në nje terren asnjëanës, të barabartë. Kjo rrit formën e demoracisë më të cilën politikani ushtron pofesionin e tij dhe lirinë më të cilën qytetari i përcepton politikat e tij.

Roli në vendimmarrje/ Interneti rri pa dyshim rrit rolin në vendimmarrje të qytetarëve me të gjitha format e bashkëveprimit që u jep. Është e ardhmja e medias dhe e vetmi mjet me anë të të cilit qeverisja mund të përmirësohet, informacioni demokratizohet dhe qytetari të emancipohet. Vendi ku ai ndjehet i lirë dhei barabartë me këdo.

Dieci ragioni per una campagna pubblicitarie online

78726400_10156923937308790_3421883973247172608_n (1).jpg

I social network che inizialmente i politici usavano perché era ora, oggi si trasformano in veri e propri strumenti per le campagne elettorali. Alcuni ministri li usano per fare notizia, altri come quello dell'integrazione coinvolgono più tifosi, a cui di volta in volta vengono chieste le loro opinioni. Certo, c'è anche Berisha con il suo stile americano, oi socialisti attraverso i quali propagano, accusano o rispondono alle accuse. Veniamo a Rama, uno dei primi che ha portato questa forma di comunicazione in politica in Albania e che oggi accusa i democratici di copiarlo e perché hanno due stili completamente diversi. Quello che mi colpisce sono le nuove visioni che internet, i social media, hanno dato alla realtà, cioè l'apertura delle persone ad essa. Sono giunto alla conclusione che i partiti politici dovrebbero utilizzare Internet nell'80% della campagna elettorale e non sono miei auspici ma le osservazioni di un lavoro verso un media che assume sempre dimensioni infinite.

Internet è l'era degli albanesi/ L'era di Internet è nuova. I suoi utenti hanno in media 30 anni e questa è l'età media in Albania. I cittadini si rivolgono a lui, sia per i legami che mantengono all'esterno con i propri figli, sia per passare sempre più tempo all'interno dei social network. Questo è facilmente verificabile, perché il numero di fan delle pagine social utilizzate dai politici continua a crescere, e questa crescita avviene perché gli albanesi usano sempre di più Internet. La campagna elettorale sul campo, per il resto della popolazione anziana, è più che sufficiente.

La velocità del messaggio/ Se calcoliamo il tempo in cui lo stesso messaggio viene distribuito su radio, televisione e Internet, (lascio i giornali cartacei per amor di analisi) scopriremo facilmente che non c'è altro posto più veloce per distribuire informazioni. molto, che online. In questo caso la campagna.

Tempo sul campo e online/ Quanto tempo i politici dedicherebbero alla loro campagna elettorale sul campo? Molto. E in linea? Meno. La proporzione con il tempo trascorso online e il numero di persone che raggiunge durante questo periodo è dove e dove è diverso con Internet. I politici risparmierebbero molto tempo e le campagne elettorali sarebbero più produttive utilizzando Internet.

Il costo, da non sottovalutare/ Qual è il costo che offre Internet per il miglioramento, lo sviluppo o il risultato finale di una campagna politica? Zero, per i social network. Quanti soldi paga per la comunicazione il leader dell'opposizione o della maggioranza? Zero, di nuovo.

Imparzialità/ Quanto sono indipendenti i media albanesi? parlo in generale. Da qualche parte un po', o da qualche altra parte per niente. La campagna elettorale su un media può essere male interpretata su un altro, o peggio. Cosa significa questo per l'elettorato? Prima i telespettatori della stessa ala riceveranno una propaganda opposta a quelli dell'altra ala e non avranno mai la possibilità di capire veramente la verità. Nemmeno un'ala politica potrà incontrarsi su un terreno neutrale, dove il diritto di parola non sia negato a nessuno. Quel terreno è Internet, il luogo dove tutti presentano piattaforme e dove i lettori ragionano con la propria testa.

Gli elettori attivi / I lettori online, a differenza di quelli televisivi, sono attivi. Come mai ? Perché la televisione dà informazioni passive e in tutta questa passività nessuno si attiva, semplicemente "ingoiano" e nella maggior parte dei casi prendono per vero qualcosa che non lo è affatto. I lettori online sono attivi con i commenti, dove chiunque può intervenire per dire la propria. Questo aiuta anche a creare un dibattito costruttivo e dà spazio ad entrambi per capire cosa pensa e dice l'altro, il politico per convincere l'elettorato e l'elettorato ad obbedire o meno, in questo caso ad intervenire.

Il territorio/spazio territoriale che la campagna online può raggiungere non ha confini, è universale e nessun altro media può raggiungerlo, 24 ore su 24.

Campagna non-stop senza disturbare nessuno/ Nessun altro media può offrire una campagna non-stop di 24 ore come la campagna su Internet, dove ognuno sceglie quando vuole seguirli e quando no. In tutta questa velocità con cui siamo costretti a vivere, la scelta del momento in cui vogliamo/possiamo essere informati diventa per noi prioritaria.

Uguaglianza/ Internet è il luogo in cui il cittadino vede il politico su un piano di parità con lui e ritorna nel luogo in cui entrambi si incontrano su un terreno neutrale e paritario. Ciò accresce la forma di democrazia con cui il politico esercita la sua professione e la libertà con cui il cittadino percepisce la sua politica.

Il ruolo nel processo decisionale / Internet aumenta indubbiamente il ruolo nel processo decisionale dei cittadini con tutte le forme di interazione che offre loro. È il futuro dei media e l'unico mezzo attraverso il quale si può migliorare la governance, democratizzare l'informazione ed emancipare i cittadini. Il luogo in cui si sente libero e uguale a chiunque.



0
0
0.000
0 comments